Matura Shteterore 2009, menyra se si duhen llogaritur piket

 
Në ndihmë të llogarive, që maturantët duhet të kryejnë për të renditur dhjetë preferencat e tyre për degët në universitetet publike, është formula e vendosur nga Ministria e Arsimit. [(D1+D2+M)xKsh+Z1xKz1+Z2xKz2]x100. Është pikërisht këtu sekreti i llogarive që çdo maturant, kandidat për në institucionet e arsimit të lartë, duhet të kryejë në mënyrë që të bëjë një zgjedhje të mençur për të ardhmen e tij.

Sipas drejtuesve të APRIAL-it, është vendosur që me D1 të cilësohet rezultati i provimit të parë i detyruar i Maturës Shtetërore, ai i gjuhës dhe letërsisë. Me D2 shënohet rezultati i provimit të matematikës. Ndërsa me Z1 dhe Z2 janë provimet e lëndëve me zgjedhje, që maturantët e këtij viti do t‘u nënshtrohen nesër, më 10 korrik. M është simboli i mesatares së shkollës së mesme. Gjithashtu, në këtë formulë një vend mjaft të rëndësishëm zënë edhe tri llojet e koeficienteve. Ksh, ose ndryshe koeficienti i llojit të shkollës së mesme, që ka frekuentuar secili për 4 ose 5 vite me radhë, Kz1 është koeficienti i lëndës së parë me zgjedhje dhe Kz2 është i së dytës. Drejtuesit e APRIAL-it theksojnë se logjika e llogaritjes së pikëve të secilit kandidat e përdorur në këtë formulë është e thjeshtë. Ajo mbështetet mbi aftësitë dhe talentin e gjithsecilit, nëse është i prirur për shkencat sociale apo ato natyrore. Kështu, në rastin kur një maturant është i dalluar në shkencat sociale dhe jep provim lëndën njohuri për shoqërinë nuk është i preferuar në shkencat natyrore, p.sh. matematikë. Rrjedhimisht, koeficientet këtu janë në disproporcion: 1.3 për drejtimin shoqëror dhe 1 për drejtimin natyror. Dhe anasjelltas, një maturant që jep provim me zgjedhje fizikën është i preferuar në drejtimin natyror, ku ka edhe koeficient më të lartë. P.sh. në programin e studimit fizikë. Pas kësaj logjike matematike përllogaritjesh është ngritur pyetja: Cilat lëndë do të zgjedhë maturanti të japë provim me zgjedhje, ato që zotëron më mirë, apo ato që kanë koeficient më të lartë? Përfaqësuesit e APRIAL-it, mbështetur edhe në eksperiencën e këtyre viteve të maturës, pohojnë se kjo është një dilemë që jo rrallë është zgjidhur në mënyrë të gabuar nga maturantët dhe rrethi i tyre. Ata ofrojnë shembullin e një kandidati për student, i cili është i profilit shoqëror dhe ka në një nga preferencat e tij programin e studimit Drejtësi (që e ka koeficientin e shkollës 1.4) dhe lëndët që ka zgjedhur për të dhënë provim janë njohuri për shoqërinë dhe ekonomi-filozofi (që e kanë koeficientin maksimal 1.3). Maturanti ka marrë këto vlerësime: D1=8.64; D2=8.2; Z1=8.85; Z2=9.68; M=9.41. Me këto të dhëna ky maturant, në përputhje me formulën e mësipërme, fiton në total 6083.9 pikë. Natyrshëm ky maturant për këtë program studimi do të ketë pikët maksimale për rezultate maksimale. I njëjti rezultat vlen edhe për programet e tjera të studimit, që kanë këto koeficiente, ku përgjithësisht hyjnë programet e studimit me drejtim shkencat humane. Por, shpeshherë, gjatë plotësimit të preferencave, bëjnë të ditur përfaqësuesit e APRIAL-it, maturantët orientohen në disa programe studimi, që jo vetëm nuk kanë afri, por janë diametralisht të kundërt. Ata shtrojnë pyetjen: A mund të ketë rezultat maturanti për programet e studimit ku bazë janë shkencat ekzakte? Për t‘i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje shtrohet për ilustrim një shembull nga programet e studimit të Fakultetit të Ekonomikut, Ekonomiks. Ky fakultet për maturantët që kanë mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme me profil shoqëror, koeficientin e shkollës e ka 1.2, pra krahasuar me shembullin e Drejtësisë kemi një diferencë prej -0.2 në këtë element. Po të analizohen koeficientet e lëndëve me zgjedhje gjithashtu vihet re se lënda njohuri për shoqërinë ka koeficientin 1, pra -0.3 krahasuar me Drejtësinë, po kështu edhe Ekonomi e Filozofi. Nëse do të llogarisim pikët me koeficientet e ndryshuar, për këtë program studimi, vihet re se maturanti pëson një ulje të ndjeshme të pikëve.

Një dukuri tjetër që vihet re, është se një maturant mund të kërkojë të njëjtin program studimi, p.sh. Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin e Shkodrës. Pavarësisht se programi i studimit është me të njëjtin emërtim mund të mos marrë të njëjtat pikë. Kështu, në UT mund të marrë 4241.9 pikë dhe në atë të Shkodrës merr 4027.7 pikë. Kjo për arsye se vetë fakultetet e këtyre universiteteve kanë propozuar koeficiente të ndryshme për të njëjtën emërtesë të programit të studimit. Pra, rekomandohet që maturantët duhet t‘i njohin mirë koeficientet e secilit program studimi dhe se si mund të ndikojnë ato në sasinë e pikëve që mund të fitojë.

Nga ana tjetër, i mëshohet fort idesë thelbësore se koeficientet nuk janë elementet determinues në fitimin e pikëve, por është përgatitja e maturantit gjatë katër viteve të shkollimit dhe notat me të cilat vlerësohet në të katër provimet. Nga eksperienca e këtyre viteve, pohojnë përfaqësuesit e APRIAL-it, kemi vërejtur se shumë maturantë zgjedhin për të dhënë provim lëndë me zgjedhje që kanë koeficient të lartë për programet e studimit që ata synojnë. Por ata nuk marrin parasysh se sa janë të përgatitur për provimin e asaj lënde.

Pra, maturanti duhet të zgjedhë për të dhënë provim me zgjedhje atë lëndë ku e ndjen veten më të përgatitur. Roli i koeficienteve është i madh, kur maturantë me të njëjtin vlerësim në provimin me zgjedhje, kanë zgjedhur lëndën e duhur.

 Provimi i letersise, ja pergjigjet e sakta

 

Përfundoi dje normalisht provimi i Gjuhë-Letërsisë i Maturës Shtetërore 2009. Gazeta “Shqip” publikon për lexuesit e saj përgjigjet e sakta të variantit A të profilit shoqëror të gjimnazeve; si dhe variantet A dhe B të profilit natyror të gjimnazeve. Provimi filloi njëkohësisht në të gjithë vendin në orën 10.00 të paradites së djeshme dhe zgjati 2 orë e gjysëm. Ashtu si edhe vitet e kaluara maturantët u testuan krahas njohurive për letërsinë, edhe për gjuhën shqipe. Në tezën e letërsisë, për profilin natyror janë shkëputur pjesë nga “Kinemaja e vjetër” e shkrimtarit Ismail Kadare, si dhe nga “I huaji” i Kamysë. Ndërsa, profili shoqëror ka patur pjesën “Jetë qytetse” të Migjenit, si dhe “Metamorfozën” e Kafkës.

Pas mbarimit të provimit, maturantët thanë se ai ishte i lehtë e deri diku mesatar, për njohuritë që ata kishin marrë.

Në provim morën pjesë gjithsej 38.499 maturantë dhe u testuan për 7 lloje të ndryshme testesh të gjuhës dhe letërsisë.

2.500 administratorë të provimit (AP) u përfshinë në këtë proces dhe mbikqyrën maturantët në 282 mjediset e provimit të përzgjedhura nga Drejtoritë Arsimore Rajonale.

Në faqen e internetit të MASH-it (www.mash.gov.al ) janë publikuar të plota përgjigjet e kërkesave (pyetjeve) të testit të gjuhë-letërsisë”, për të gjitha profilet e shkollave të mesme.

Në një konferencë për shtyp, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Halit Shamata tha dje se “në orën 22.00 të mbrëmjes, filloi shpërndarja e testeve të provimit të parë të detyrueshëm për Maturën Shtetërore 2009, atë të Gjuhë-letërsisë nga Agjensia Qëndrore e Vlerësimit të Arritjeve (AVA) në drejtim të Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore (DAR/ZA)”`. Ai sqaroi se sipas një grafiku të caktuar, zonat më të thella tërhoqën të parat testet e provimit. Shpërndarja filloi me Tropojën, për të përfunduar me Tiranën, në orën 6.00 të mëngjesit, të ditës së provimit. Të gjitha makinat që kryen transportin drejt Drejtorive Arsimore Rajonale u shoqëruan nga Policia e Shtetit.

“Nga raportimet e vazhdueshme për shtabin e ngritur në MASH, gjatë 24 orëve të shpërndarjes dhe kryerjes së provimit, në 37 Drejtori Arsimore Rajonale dhe Zyra Arsimore gjithçka eci normalisht”, u shpreh Shamata

 Provimet me zgjedhje, vetem 1 here

. Rezultatet e provimeve me zgjedhje te njihen vetem nje here. Eshte ky propozimi qe i eshte bere APRIAL-it, gjate nje konference, ne prag te miratimit te rregullores se re te Matures Shteterore per vitin 2009. Per shembull, nese nje kandidat i ka dhene provimet me zgjedhje gjate vitit te kaluar, sivjet nuk eshte detyruar qe t’i jape serish, pasi do t’i njihet rezultati i vjetshem. Por, ky eshte vetem njeri prej ndryshimeve te pritshme per kete vit.

Me zgjedhje

Kandidate te viteve te meparshme jane ankuar se nuk kane pse te aplikojne edhe vitin pasardhes, nese provimet me zgjedhje i kane dhene nje here. Sipas tyre, nese per nje arsye, ose per nje tjeter nuk kane fituar, nuk kane pse t’i japin serish provimet me zgjedhje te Matures Shteterore. Kesisoj, ata kane kerkuar qe rezultatet e provimeve me zgjedhje, te njihen vetem nje here. Ne fakt, nje sugjerim i tille eshte mbeshtetur edhe nga specialistet e Agjencise se Vleresimit te Arritjeve, AVA. Megjithate, ende nuk dihet nese do te miratohen keto ndryshime, por nese kjo ndodh, atehere do t’i shohim te reflektuara edhe ne rregulloren e Matures Shteterore, qe pritet te miratohet muajin e ardhshem. Pervec njohjes se provimeve me zgjedhje vetem nje here, procesi i Matures Shteterore pritet te pesoje ndryshime rrenjesore. Keshtu kerkesat dhe sugjerimet e pjesemarresve ne konferencen e posacme per Maturen Shteterore 2009, kane te bejne me peshen qe duhet te zere mesatarja, ne vleresimin perfundimtar apo edhe ne kohen qe duhet per te shpallur fituesit.

Ndryshimet

Ne seminarin e posacem per Maturen Shteterore, ne prag te miratimit te rregullores, disa nga problemet e shtruara ne seminar dhe qe kerkojne zgjidhje per Maturen 2009 jane: Rritja e peshes se notes mesatare ne llogaritjen e pikeve, shkurtimi i kohes nga dalja e rezultateve ne percaktimin e fituesve; nevojshmeria e fazes se katert, e drejta per konkurrim e maturanteve para vitit 2006, njohja e provimeve me zgjedhje vetem nje here, pritja e maturanteve nga universitetet ne kuadrin e keshillimit te karrieres etj. Gjithashtu ata kerkuan rritjen e pjesemarrjes se grupeve te interesit ne vendimmarrje, sidomos te vete maturanteve. Kjo sidomos ne fazen e percaktimit te koeficienteve te shkolles dhe atyre te lendeve me zgjedhje, qe influencojne ne llogaritjen e pikeve. Paneli drejtues i seminarit, iu pergjigj shume pyetjeve. Ne vecanti Edmond Lulja, drejtor i AVA-s, sqaroi gjate ceshtjet qe u shtruan per problemet e administrimit te provimeve te detyruara dhe me zgjedhje. Seminari arriti te nxjerre problemet qe duhen zgjidhur per Maturen 2009 dhe eshte detyra e APRIAL per t’i shtruar dhe zgjidhur ato.

Risia

Koeficientet, do te pyeten edhe maturantet

Per here te pare kete vit eshte menduar qe maturantet te japin versionin e tyre ne percaktimin e koeficienteve qe do te aplikohen per llojin e shkolles se mesme dhe te lendeve me zgjedhje. Kjo, do te ndodhe gjate takimeve per keshillimin e karrieres. Propozimet ne fjale jane derguar tashme ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences dhe pritet qe ne fund te janarit gjithcka te jete gati dhe maturantet te kene ne dore rregullat e reja te perzgjedhjes per ne shkollen e larte. Specialistet e Agjencise se vleresimit te Arritjeve te Nxenesve (AVA), ata te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, drejtore te drejtorive arsimore dhe specialiste qe kane ndjekur procesin e Matures 2008 si dhe specialiste te Agjencise Kombetare te Pranimeve ne Institucionet e Arsimit te Larte (APRIAL), kane sugjeruar disa ndryshime per maturen 2009, me qellim permiresimin e saj. Ata kerkuan nje trajnim me te kujdesshem te maturanteve dhe mesuesve per kete vit si dhe trajnimin e nje personi pergjegjes per maturen ne cdo shkolle.