Nderron jete Michael Jackson

Ka nderruar jete Michael Jackson. Ylli i popit eshte shtruar me urgjence ne spital pasi pesoi nje atak kardiak.

Sipas CNN-it, mjeket qe mberriten me ambulance per t’i dhene ndihmen e pare ne shtepine e tij te Los Angeles, thane se ne ato momente, Jackson nuk merrte fryme.

Artisti i talentuar, figure dominuese e muzikes se viteve 80, eshte lene disi ne harrese pas skandaleve te abuzimit me te mitur, me abuzimet e vetizolimit prej shendetit te tij te brishte.

Operacionet plastike per ndryshimin e pamjes dhe sjellja e tij, shpeshhere gjeneruese debatesh te medha, e demtuan shume imazhin publik te Michael Jackson.

Megjithate, ai citohet si njeri prej njerezve me te famshem te botes dhe jeta e tij personale e shumemediatizuar, se bashku me karrieren e suksesshme, e kane shnderruar Jackson 51-vjecar per gati kater dekada ne pjese te kultures popullore.

 Mourinho, divorc pas 20 viteve martese

 

Eshte dashur nje vit ne Itali qe edhe Jose Mourinho te shfaqej ne faqet e para te mediave gossip.

Kete here duket se gjerat nuk po shkojne mire me martesen e “Special One”, pasi bashkeshortja e tij Matilde ka vendosur te divorcohet pas 20 viteve martese. Shkak per kete mendohet se eshte bere nje vajze e panjohur italiane me te cilen trajneri i Interit po shoqerohet prej disa muajsh.

Lajmin e ben te ditur gazeta “Correio de Manha”, sipas se ciles, cifti ka nisur procedurat ligjore te divorcit. Vendimi i bashkeshortes duket se eshte pritur me qetesi nga Mou, i cili ka pranuar t’i jape fund marteses cka do t’i kushtoje nje shume te mire te hollash.

Tradhetia e teknikut nuk eshte nje gje e re, pasi qe ne kohen kur ai drejtonte Porton u perhapen zera per lidhjen e fshehte me bukuroshen Elsa Sousa, por atehere gjithcka kaloi ne heshtje per t’i dhene edhe nje shans marteses.

 Engjej dhe djaj” kryeson ne SHBA dhe Kanada

 
Pasardhesi i “Kodi i Da Vinci”, “Engjej dhe djaj” ka qene filmi me i ndjekur i fundjaves ne kinemate amerikane dhe kanadeze.

Ne shfaqjen e tij te pare filmi siguroi 48 milione dollare te ardhura, duke lene pas vendin e pare te javes se shkuar, “Star Trek”. Gjithesesi, filmi pati me pak shikues, krahasuar me ate te parin, qe ne javen e prezantimit grumbulloi 77,1 milione dollare ne mak 2006.

Pavaresisht polemikave me Kishen Katolike, filmi bazuar ne romanin e Dan Brown, ato nuk qene aq te ashpra sa te filmit te pare.

Ne renditjen e filmave me te ndjekur, i treti ishte X-Men Origins: Wolverine, qe arketoi 14.8 milione dollare.