Le 6 femijet e saj dhe ia mbath me shokun 18-vjecar te djalit

  Ka lënë fëmijët, 15, 10, tetë, gjashtë, pesë dhe tre vjeç, për t’ia mbathur për dashurinë. Debbie Mallinson, 36-vjeçare dhe nënë e 6 fëmijëve, është dashuruar me Adam Cabanin, një 18-vjeçar dhe shok i djalit të saj të madh, 15-vjeçar. Gruaja doli nga shtëpia gjatë natës nga dritarja dhe hipi në një makinë që e priste. Djali 15-vjeçar e kishte dëgjuar nënën e tij të fliste në telefon dhe po i thoshte atij se e donte shumë. “Debbie dashurohet më shpejt se sa që lind”, ka thënë një nga ish-të dashurit e saj, babai i tre prej fëmijëve. “Kohë më parë më bëri zemrën copë, por nuk do t’ia dijë për asgjë dhe për asnjë, përveç vetes së saj”,. “Tashmë ajo jeton me mikun e saj të ri, ndërsa fëmijët rrinë me njerëz të huaj.



 Njeriu mund te shikoje edhe ne erresire

  Njeriu mund te shikoje ne erresire ashtu si lakuriqi i nates, vecse per te arritur kete i duhet pak stervitje.

Kete hipoteze e mbeshtet nje grup shkencetaresh spanjolle, sipas te cileve shikimi jone nuk ka probleme as ne erresire fale sistemit te vecante qe kemi. Pas nje muaji testesh, eco-ja qe zoterojme mund te na ndihmoje nese shikojme vazhdimisht ne erresire.

“Disa te lindur te verber e kane kete veti”, shprehet profesori Juan Antonio Martinez, sipas te cilit, keta njerez zhvillojne nje aktivitet normal pa u penguar aspak nga mosshikimi.

“U inspiruam nga nje rast i tille dhe u perpoqem te stervisnim studentet. Rezultatet ishin te papritura. Vetem pas disa ditesh stervitje, studentet fituan aftesine e lokalizimit dhe arrinin te gjenin objektet ne erresire”, shpregon Martinez



 

 
Kinezet 18-vjeçare Zhuang Yanhong e Gong Jingjing kanë katër nishane në vende të njëjta të dorës së djathtë, u interesojnë gjërat e njëjta, derisa punojnë në të njëjtën kompani. Pronari i zinxhirit të dyqaneve të rrobave në qytetin Xiamen të krahinës jugore kineze Fujian ka shkuar në qytetin Quangang të kontrollojë se si po i ecën shitja në dyqanin e atjeshëm. Ai ka mbetur i çuditur kur e ka parë punëtoren nga selia e fabrikës së tij në shitoren në Quangang pa lejen e tij. Megjithatë është konstatuar se nuk bëhet fjalë për punëtoren e selisë së fabrikës, por për një vajzë e cila ishte pothuajse identike. Në fillim vajzat kishin menduar se ngjashmëria e tyre ishte vetëm një rastësi. Vajzat tani janë të sigurta se janë binjake.